• image Mësimdhënësit më
    të mirë të fushës
  • image 1500+ video
    ligjerata
  • image Bashkëpunim me
    Prindërit
  • image Kuptoni mësimin
    nga thelbi
  • image Mësoni në
    çdo kohë

00

Nxënës

00

Mësimdhënës

00

Paralele

00

Shkolla

About Us

Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës, mirë se vini në platformën EduPrizren!

EduPrizren.net është platformë digjitale e Komunës së Prizrenit për mësimin në distancë. Kjo platformë vjen me qëllim, që ne si Drejtori Komunale e Arsimit të jemi pranë jush për të lehtësuar qasjen në mësimdhënie dhe mësimnxënie gjatë kësaj periudhe sfiduese të pandemisë për të gjithë ne. Përmbajtja e njësive mësimore në platformën EduPrizren ofron informacione shtesë për njësitë mësimore, shembuj të aktiviteteve të realizuara dhe video materiale të ndryshme për mësimnxënie sa më efikase.

Temat e ilustruara me shembuj shumëdimensional i ndihmojnë nxënësve t'i kuptojnë mësimet në thelb, duke ofruar animacione, interaktivitet dhe teste vlerësuese. Pas pandemisë, kjo platformë do të shfrytëzohet si mësim suplementar për nxënësit e komunës së Prizrenit.

image
image
image
image

Stafi

Çfarë përfitime na sjell EduPrizren për fëmijët tuaj?

Ligjëratat e eduprizren.net janë të sinkronizuara si në shkollën e fëmijës tuaj ku nxënësi në të njejtën kohë ndjek mësimdhënësin dhe tabelën.

Ligjeratat në këtë platformë ofrohen me metodat më të njohura të të mësuarit, të cilat sigurojnë nxënësve kënaqësinë e të mësuarit si dhe hapin dyert për suksese afatgjate.

Temat e ilustruara me shembuj shumëdimensionalë u ndihmojnë nxënësve t'i kuptojnë mësimet nga thelbi.

Duke ofruar lehtësi në mësimnxënie, fëmijët tuaj motivohen dhe në këtë mënyrë koha e të mësuarit për ta bëhet e dëshirueshme.

Në këtë sistem janë të përfshira animacione tre dimensionale, interaktivitete, burime të shumta shtesë, video të ndërlidhura me mësimin dhe teste vlerësuese.